Kërkohet bllokimi i “TikTok”-ut, a është kjo një luftë e ftohtë mes Perëndimit dhe Kinës? Ja çfarë thotë eksperti
Shtëpia e Bardhë u ka dhënë agjencive federale të SHBA-së 30 ditë kohë për të fshirë aplikacionin e njohur të mediave sociale me pronësi kineze "TikTok" nga të gjitha pajisjet celulare të dhëna prej qeverisë, mes rritjes së shqetësimeve për sigurinë. Kanadaja njoftoi një ndalim të ngjashëm.
Eksperti i Teknologjisë dhe Informacionit Said Duleviç, theksoi për "Ora News" se një vendim i tillë vjen edhe për shkakun se ky rrjet social është në pronësi të kinezëve dhe se Perëndimi nuk ka akese për të mësuar se ku shkojnë të dhënat që janë regjistruar aty.