Të shtëna armësh dhe grabitje në Bulqizë

Të shtëna armësh dhe grabitje në Bulqizë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Bulqizë ku sipas të dhënave të para mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në lidhje me minierën e kromit.

Sipas policisë, janë identifikuar autorët që kanë qëlluar më armë dhe ata janë Shkëlzen Leka dhe Gentian Kaci të cilët pas konflikti me persona të tjerë kanë qëlluar vetëm një herë në ajër dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Sapo ka marrë informacionin policia është nisur në vendin e ngjarjes dhe pasi ka bërë verifikimet e para ka rënë në gjurmët e autorëve, të cilët mendohet se janë larguar në drejtim të malit për tu fshehur.

Policia e qarkut të Dibrës në bashkëpunim edhe me policinë e Tiranës po punon për kapjen e tyre, pasi mendohet se dy autorët janë nisur drejt kryeqytetit, nëpërmjet malit.

Ndërkohë një grabitje me armë është shënuar sërish sot në Bulqizë. Një argjendari është grabitur në orët e parë të mëngjesit të sotëm . Dy persona me maska dhe të armatosur kanë hyrë në një dyqan floriri dhe nën kërcënimine armëve kanë vjedhur një sasi floriri dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe në kohë rekord ka bërë të mundur ndalimin e dy personave të cilët dyshohen se kanë kryer grabitjen në argjendari.

Policia ka gjetur shumë pranë dyqanit të grabitur edhe nje makinë tip ëolksvagen golf që dyshohet se u përket dy grabitëse. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e polotë të të dy ngjarjeve të ndodhur sot në mëngjes në Bulqizë.

 

EMISIONET