Të rinjtë e Forumit Demokrat protestë, kërkojnë dorëheqjen e Metës

Të rinjtë e Forumit Demokrat protestë, kërkojnë

Forumi Rinor i Partisë Demokratike për të dytën ditë radhazi pretestoi përpara ambjenteve të Kryesisë së Kuvendit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta.

Me pankarta në duar “ Ne jemi këtu për dorëhejen e Metës”, “ Nuk lejohen dy punësime” etj dhe me thirrjet në kor ik, ik, ik, të rinjtë demokratë qëndruan për disa minuta para Kryesisë.

Në mbështetje të tyre sot ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani dhe deputetja Jorida Tabaku.

Ristani: “ Ai duhet të japë dorëheqjen si kryetar Kuvendi. Megjitahtë protesta jonë do të kulmojë të enjten. Të gjithë ju, bashkë me shokët dhe familjarët tuaj të enjten në protestë të gjithë bashkë që të detyrojmë këtë qeveri të bëjë më të mirën për popullin. Ta detyrojmë Metën të japë dorëheqjen, në mënyrë që drejtësia të mos jetë e manipuluar”.

EMISIONET