Të gjithë po çmenden pas këtij make up-it si ylber
Nëse keni dashur më parë të keni një ylber në fytyrën tuaj, tani është koha për të shkëlqyer!
Të gjithë në internet po çmenden pas këtij make up-i si ylber, që përdoret për kontur.Është e qartë pse: kjo paletë duket mahnitëse.
Mesa duket ajo prodhohet nga kompania kozmetike Bitter Lace Beauty, e specializuar në prodhimin e paletave në Etsy.
Sipas faqes së tyre në Instagram, paletat e ylberit “Prism” u shitën të gjitha rreth 4 ditë më parë, por pritet të dalin sërish në treg.
“Prism” kushton rreth 22 dollarë dhe kur ngjyrat e saj përzihen së bashku formojnë një gri në argjend.
/Oranews.tv/
