Ndarja nga jeta e legjendës argjentinase Diego Armando Maradona tronditi mbarë botën, sidomos atë të futbollit. Por nëse ka një qytet që e ka dashur më shumë nga çfarë mund të imagjinohet është Napoli.

Në këshillin komunal të Napolit është hedhur propozimi për ndryshimin e emrit të stadiumit San Paolo i Napolit në stadiumin Diego Armando Maradona. Propozimi është aprovuar nga Komisioni Toponomastik i Bashkisë.