Zvicra "e" Xhakës triumfon 2-0 ndaj Algjerisë, avancon në fazën eliminatore

Zvicra ka siguruar një fitore ndaj Algjerisë dhe është kualifikuar në 1/8-at e Kupës së Botës, duke arritur një sukses, që nuk e kishte përjetuar që prej vitit 1938, shkruan BBC.
Golat u shënuan nga Breel Embolo dhe Dan Ndoye, të cilët i dhanë skuadrës zvicerane, një fitore të sigurt dhe të kontrolluar.
Zvicra kaloi në avantazh shumë herët në ndeshje. Në minutën e 10-të, Johan Manzambi bëri një depërtim të bukur nga krahu i fushës, duke kaluar një mbrojtës kundërshtar dhe duke pasuar në qendër. Aty Embolo e pati të lehtë të shënonte golin e parë.
Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, vetëm 46 sekonda pas rifillimit të lojës, Dan Ndoye shënoi golin e dytë me një goditje të saktë brenda zonës.
Algjeria pati disa momente të mira para pushimit, por nuk arriti të krijojë raste të rrezikshme.
Në rastin më të mirë, Chaïbi goditi dobët dhe portieri zviceran e priti topin pa vështirësi. Pas kësaj, ata nuk u kthyen më seriozisht në lojë.
Zvicra madje mund të kishte shënuar edhe golin e tretë në fund, por një mundësi e artë u humb nga Fabian Rieder.
Me këtë fitore, Zvicra kalon për herë të katërt radhazi, në 1/8-at e Botërorit dhe do të përballet me fituesin e ndeshjes Kolumbi–Gana.
Një nga lojtarët më të dalluar ishte i riu, Johan Manzambi, i cili dha asistin për golin e parë dhe u vlerësua për driblimet dhe shpejtësinë e tij. Ai po shihet si një talent premtues i futbollit evropian.


