Yjet e sulmit “zjarr” që në start, ja si paraqitet lista e golashënuesve të Botërorit pas raundeve të para

Yjet e sulmit “zjarr” që në start, ja si paraqitet lista e

Pas ndeshjeve të zhvilluara të mërkurën dhe në orët e para të së enjtes, Lionel Messi vazhdon të mbajë vendin e parë në renditjen e golashënuesve më të mirë të Kupës së Botës 2026, me pesë gola të shënuar.

Ylli brazilian Vinicius Junior iu afrua kreut falë dopietës së realizuar në fitoren ndaj Skocisë, duke arritur në kuotën e katër golave.

Me po aq gola renditen edhe Erling Haaland i Norvegjisë dhe sulmuesi i Francës, Kylian Mbappé. Megjithatë, Vinicius është i vetmi nga ky grup lojtarësh që ka përfunduar të tre ndeshjet e fazës së grupeve.

Ndërkohë, talenti i ri i Freiburgut, Johan Manzambi, vazhdon të shkëlqejë me Zvicrën. Ai realizoi golin e fitores ndaj Kanadasë, sukses që i siguroi helvetëve vendin e parë në Grupin B.

Në paraqitjen e tij të parë si titullar, Manzambi kontribuoi edhe me një asist për Ruben Vargas në golin e parë të ndeshjes. Në kuotën e tre golave ka mbërritur edhe marokeni Ismael Saibari, pas golit të shënuar ndaj Haitit.

Renditja e golashënuesve në Botërorin 2026:

ME 5 GOLA
Lionel Messi (Argjentinë)

ME 4 GOLA
Erling Haaland (Norvegji)
Kylian Mbappé (Francë)
Vinicius Junior (Brazil)

ME 3 GOLA
Matheus Cunha (Brazil)
Jonathan David (Kanada)
Johan Manzambi (Zvicër)
Ismael Saibari (Marok)
Deniz Undav (Gjermani)

ME 2 GOLA
Mikel Oyarzabal (Spanjë)
Maxi Araújo (Uruguai)
Yasin Ayari (Suedi)
Folarin Balogun (SHBA)
Brian Brobbey (Holandë)
Crysencio Summerville (Holandë)
Cody Gakpo (Holandë)
Cristiano Ronaldo (Portugali)
Kai Havertz (Gjermani)
Elijah Just (Zelanda e Re)
Ayase Ueda (Japoni)
Daichi Kamada (Japoni)
Harry Kane (Angli)
Cyle Larin (Kanada)
Mahmic (Bosnje dhe Hercegovinë)
Mejia (Kolumbi)
Julián Quiñones (Meksikë)
Ismaila Sarr (Senegal)
Ruben Vargas (Zvicër)

EMISIONET