Yamal sfidon Francën: Për ditëlindje dua fitoren dhe biletën për në finalen e Botërorit

Yamal sfidon Francën: Për ditëlindje dua fitoren dhe biletën

Ylli i ri i Spanjës, Lamine Yamal, është shfaqur plot besim në prag të gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 ndaj Francës. Në konferencën për shtyp, 19-vjeçari deklaroi se dhurata më e mirë për ditëlindjen e tij do të ishte një fitore që do ta dërgonte Spanjën në finalen e madhe.

“Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një fitore dhe një udhëtim drejt Nju Jorkut për finalen”, u shpreh Yamal me vetëbesimin që e karakterizon.

Sulmuesi spanjoll u ndal edhe te kundërshtari, duke theksuar se kampionët në fuqi të Evropës nuk kanë arsye t’i frikësohen askujt.

“A kemi frikë nga Franca? Jo. Ne jemi kampionët e Evropës dhe nuk kemi frikë nga askush”, deklaroi ai.

I pyetur për paraqitjet e tij personale në këtë Botëror, ku deri tani ka realizuar vetëm një gol, Yamal tha se nuk ndihet nën presion.

“Nuk jam i shqetësuar që kam shënuar vetëm një gol. E pranoj sfidën e gjysmëfinales, sepse jam këtu pikërisht për këtë”, përfundoi talenti spanjoll, i cili synon të udhëheqë ekipin drejt finales së Kupës së Botës.

EMISIONET