Xabi Alonso vendos objektivat te Chelsea: Ambiciet tona janë të larta, duam të rikthehemi në Europë

Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, tregon ambiciet e tij me ‘Blutë’ për sezonin e ardhshëm: "Dua të kënaqem. Dua të jem pjesë e këtij klubi, të punoj me menaxhmentin, me lojtarët dhe me të gjithë stafin përreth tyre. Shoh një klub me potencial të madh.
Do të duhet të marrim disa vendime të rëndësishme, vendimet e duhura, kjo është e sigurt. Por mendoj se tashmë ka themele shumë të forta. Tani varet nga ne të vazhdojmë punën, të vazhdojmë të ndërtojmë këtë mentalitet për të qenë konkurrues në fushë, për të fituar ndeshje dhe për ta shijuar atë.
Qëllimi është të kthehemi në garat evropiane. Por për ta arritur këtë, duhet të bëjmë shumë gjëra në mënyrë korrekte dhe t'i përkushtohemi këtij procesi: të përcaktojmë stilin tonë të lojës, imazhin që duam të projektojmë, mënyrën se si duam t'i qasemi çdo ndeshjeje, pavarësisht nga kundërshtari apo stadiumi. Kjo është puna ime.
Ajo që mezi pres është të kem të gjithë skuadrën në dispozicion. Për momentin, kemi vetëm një pjesë të saj, por është vetëm fillimi dhe është një fillim inkurajues.
Vetëm koha do të tregojë nëse do të kemi sukses, por ambiciet tona janë të larta. Për të qenë te Chelsea, duhet të ndash këtë energji, këtë ambicie dhe këtë uri për të pasur sukses,”- tha tekniku spanjoll Xabi Alonso.

