Viti nis me gol për Myrto Uzunin në La Liga

Viti nis me gol për Myrto Uzunin në La Liga

Viti 2024 ka nisur në mënyrë të shkëlqyer për sulmuesin shqiptar Myrto Uzuni në Spanjë. Ai realizoi golin e parë për skuadrën e tij të Granada-s në sfidën ndaj Cadiz-it.

Uzuni ndoqi deri në fund aksionin e nisur nga një goditje dënimi për skuadrën e tij dhe e dërgoi topin në rrjetë. Fillimisht, anësori akordoi pozicion jashtë loje, por VAR verifikoi gjithçka dhe i dha të drejtë Uzunit për të festuar.

Ky ishte goli i gjashtë për sulmuesin shqiptar këtë sezon në mes më të mirëve të futbollit spanjoll.

EMISIONET