VIDEO/ Një gol i çuditshëm vjen nga Mbappe

VIDEO/ Një gol i çuditshëm vjen nga Mbappe

PSG u mposht 1-3 nga Lorient, në sfidën e luajtur këtë pasdite në Parkun e Princave.

Më shumë sesa vetë ndeshja, goli i parisienëve vodhi vëmendjen e të gjithëve pasi ishte mjaft i çuditshëm.

Portieri i mysafirëve, Mvogo hodhi topin në tokë, deri më tani duket gjithçka normale, por jo për gjatë, pasi Kylian Mbappe përfitoi dhe realizoi fare lehtë.

Për sulmuesi francez ky ishte goli i 23-të këtë sezon. 24-vjeçari u transferua në Paris në vitin 2018 nga Monaco.

EMISIONET