Dramë në Shkodër, Vllaznia shkatërrohet nga Egnatia, humbet kontaktet me Europën
Ndeshje vetëm me një drejtim në Shkodër ku Vllaznia arkëton humbjen më të thellë të sezonit. Egnatia shkatërroi 4-0 skuadrën shkodrane në “Loro Boriçi” dhe serinë e golave e hapi në minutën e 23-të Mëllugja, ndërsa më pas goli i dytë i takimit u siglua nga Dëamena që shfrytëzoi në maksimum një kundërsulm të rrogozhinasve.
Nuk arriti të reagonte Vllaznia që pësoi më pas në minutën e 77 dhe këtë herë Fernando trefishoi e më pas Jackson vulosi “pokerin” e golave.
Një hap i rëndësishëm drejt objektivit për të mbërritur në kupat e Europës për skuadrën e Edlir Tetovë, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e pestë pas Laçit.