Liverpool kujtohet vonë, fitore pa shumë peshë për objektivin kryesor (VIDEO)

Liverpool kujtohet vonë, fitore pa shumë peshë për
Liverpool arrin fitoren e dytë rresht dhe këtë e bën ndaj një rivali direkt për vendin e pestë.

4-3 triumfoi skuadra e Jurgen Klopp ndaj Tottenham në “Anfield Road” me gola të Jones, Diaz, Salah dhe Jota ndërsa në krahun tjetër, Kane, Son dhe Richarlison arritën të mbanin lart flamurin e skuadrës londineze në kaos të plotë pas largimit të Antonio Contes.

Me këtë fitore Liverpool ngjitet në vendin e pestë me 56 pikë, 6 më pak se Manchester United që duhet të luajë gjithashtu edhe një ndeshje tjetër dhe 5 javë nga fundi, misioni Champions bëhet pothuajse i pamundur për “The Reds”.

EMISIONET