VIDEO/ Myrto Uzuni "uragan", shënon golin e 23 në natën e rikthimit në La Liga

VIDEO/ Myrto Uzuni "uragan", shënon golin e 23 në natën

Quajeni Uzuni-gol sulmuesin beratas të Granada-s i cili shënoi në minutën e 42 të ndeshjes kundër Leganes ku skuadra bardhekuqe merr çertifikimin e rikthimit në La Liga.

Rrjeta e 23 sezonale për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare i cili numëron 38 ndeshje këtë sezon dhe mban vendin e parë në tabelën e golashënuesve. 

Granada e fitoi ndeshjen 2-0 dhe e mbyll sezonin në vendin e parë të Segunda Division me 75 pikë duke lënë në vendin e dytë Las Palmas që siguron gjithashtu ngjitjen në La Liga, ndërsa Levante, Alaves, Eibar dhe Albacete do të luajnë në fazën play off.

EMISIONET