VIDEO/ MOTO GP, triumf dramatik i Martin! Bagnaia dhe Marquez përplasen 3 xhiro nga fundi në Portugali

Horge Martin triumfoi në pistën e Portugalisë në Moto Xhipi. Piloti spanjoll përfitoi edhe nga përplasja mes Banjajas dhe Markezit, 3 xhiro nga fundi i garës.

VIDEO/ MOTO GP, triumf dramatik i Martin! Bagnaia dhe Marquez përplasen 3

Gara e dytë e këtij sezoni në Moto GP ka prodhuar emocione të shumta dhe një fund dramatik.

Jorge Martin me motorin e tij Ducati ka triumfuar në pistën e Portimaos, në Portugali.

Një garë spektakolare që u bë edhe më e bukur në një moment kulminant kur Francesco Bagnaia dhe Marc Marquez patën një kontakt fizik me njëri-tjetrin dhe u përplasën.

VIDEO/ MOTO GP, triumf dramatik i Martin! Bagnaia dhe Marquez përplasen 3

Episodi deçiziv mes pilotit italian dhe atij spanjoll ndodhi 3 xhiro nga përfundimi i garës.

Gjithçka ndodhi kur Bagnaia tentoi të parakalonte Marquez-in dhe në tentativë e sipër ai preku 31-vjeçarin, duke bërë që të dy të humbnin ekuilibrin dhe të rrëzoheshin jashtë piste.

Ndërkohë, Enea Bastianini sulmoi dhe parakaloi Maverick Vinales, për pozicionin e dytë përfundimtar pas Martin.

Podiumi i parë në MotoGP për Pedro Acosta-n, me KTM-në zyrtare.

VIDEO/ MOTO GP, triumf dramatik i Martin! Bagnaia dhe Marquez përplasen 3

Për shkak të kthesave dhe kthesave të fundit, Brad Binder dhe Jack Miller përfunduan në vendin e katërt dhe të pestë, përpara Marco Bezzecchi.

Falë performancës në Portimao, Jorge Martin kalon Binder-in dhe Bagnaia-n në klasifikimin e përgjithshëm dhe tashmë është lideri i ri me 60 pikë.

Gara e radhës në Moto GP do të jetë në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 14 prill.

EMISIONET