Kosova mbetet jashtë statusit të kandidatit për BE/ Aplikimi për anëtarësim ende në pritje

Kosova mbetet jashtë statusit të kandidatit për BE/ Aplikimi

Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend evropian i përfshirë në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian që ende nuk ka marrë statusin e vendit kandidat, ndërsa aplikimi i saj për anëtarësim mbetet i pashqyrtuar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Bota e Statistikave, vendet kandidate për anëtarësim në BE kanë pritur me vite për avancimin e procesit. Turqia kryeson listën me 39 vjet pritje, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 22 vjet, Mali i Zi dhe Shqipëria me nga 17 vjet, Serbia me 16 vjet, Bosnja dhe Hercegovina me 10 vjet, ndërsa Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia prej katër vitesh.

Kosova dorëzoi aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në fund të vitit 2022, por kërkesa ende nuk i është përcjellë Komisionit Evropian për vlerësim.

Shkaku kryesor i bllokimit mbetet mungesa e konsensusit brenda BE-së, pasi pesë shtete anëtare – Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, duke penguar avancimin e procedurës së aplikimit.

EMISIONET