Mbrojtësi uzbek Khusanov nënshkruan një kontratë të re afatgjatë me Manchester Cityn

Mbrojtësi uzbek Abdukodir Khusanov ka nënshkruar një kontratë të re me Man.Cityn deri në vitin 2031, me opsionin edhe për një viti tjetër. Kjo kontratë zëvendëson kontratën e tij ekzistuese, e cila duhej të skadonte në vitin 2029.
"Jam shumë i lumtur që do të zgjas qëndrimin tim te City", tha Khusanov. "Kam shijuar çdo minutë që kur kam ardhur në Manchester dhe ndiej se po rritem dhe po mësoj shumë si lojtar."
"Tani kam një sfidë të re, e cila është të bëj përshtypje te Enzo Maresca dhe stafi i tij dhe të sigurohem që jam rregullisht në ekipin e tij. Jam i vendosur ta bëj këtë."
Khusanov mbërriti në stadiumin Etihad nga klubi francez Lens në janar të vitit 2025. 22-vjeçari, i cili ishte pjesë e skuadrës së Uzbekistanit në Kupën e Botës, pati një sezon të shkëlqyer sezonin e kaluar, duke bërë 37 paraqitje në të gjitha garat.
Ai luajti titullar, si në finalen e Kupës Carabao ashtu edhe në finalen e Kupës FA dhe është shpërblyer për formën e tij me një kontratë të përmirësuar. "Jemi vërtet të kënaqur dhe të impresionuar nga zhvillimi i Abdukodir që kur ai mbërriti në Angli", tha drejtori i futbollit Hugo Viana.
“Po e shohim të rritet dhe të bëhet një djalosh i shkëlqyer dhe një mbrojtës i shkëlqyer, por e dimë që ky është vetëm fillimi. Aftësitë e tij fizike dhe teknike janë të jashtëzakonshme, ai ka të gjitha asetet e nevojshme për t'u bërë një qendërmbrojtës i klasit botëror."
Man.City do ta nisë sezonin 2026-27 të Premier League në shtëpi kundër Bournemouth më 23 gusht.

