VIDEO/ E pesta fitore radhazi dhe vendi i parë në Bundesligë, Leverkusen nuk ndalet

VIDEO/ E pesta fitore radhazi dhe vendi i parë në Bundesligë,

Leverkusen ka bërë detyrën në shtëpi, duke mposhtur 2-1 Freiburg. “Aspirinat” mbyllën pjesën e parë në avantazh, pas golit të Wirtz.

Goli i qetësisë për skuadrën e Xabi Alonsos mban firmën e Hofmann.

Talenti gjerman Wirtz, këtë herë, kishte rolin e kamarierit, me një asist për bashkë-kombasin e tij.

Freiburg ngushtoi shifrat me Gulden, por më kot, pasi fati i takimit ishte vendosur tashmë.

Leverkusen po i befason të gjithë këtë sezon, 5 fitore në 5 ndeshjet e fundit dhe vendi i parë në klasifikimin e përgjithshëm. Sa i takon Freiburg, ndihet komod në mesin e tabelës.

EMISIONET