Milan shpërdoron avantazhin e dyfishtë në Napoli, katër gola për një barazim në Supersfidën e Serie A

Milan shpërdoron avantazhin e dyfishtë në Napoli, katër gola

Napoli dhe Milan nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 në ndeshjen e vlefshme për Serie A.

Kuqezinjtë e Piolit shënuan 2 herë në pjesën e parë, duke krijuar iluzionin e një goleade te tifozët.

Ishte Olivier Giroud që me një dopietë i mahniti të gjithë, që kishin ardhur për të ndjekur takimin nga afër.

Në pjesën e dytë, ekipi i Garcias futet në lojë me golin e Politanos. Një ekzekutim fantastik i Raspadorit nga goditja e dënimit shtang kuqezinjtë, me rezultatin 2-2 që mbetet i pandryshuar.

Milan renditet në vendin e 3-të, ndërsa kampionët e Italis janë një pozicion më poshtë.

EMISIONET