Vedat Muriqi i pandalshëm, shënon sërish, Valencia e pëson prej shqiptarit (VIDEO)

Vedat Muriqi i pandalshëm, shënon sërish, Valencia e pëson
Një gol tjetër kur duhen edhe dy javë nga fundi i sezonit. Vedat Muriqi siglon rrjetën e 13 sezonale duke u ngjitur në vendin e nëntë të golashënuesve më të mirë të La Ligas që këtë sezon kryesohet nga Robert Lewandowski me 10 gola më shumë se sa sulmuesi shqiptar.

Ish-lojtari i Lazios shënoi në minutën e 63 të ndeshjes kundër Valencias duke i dhuruar 3 pikë skuadrës ishullore e cila ngjitet në kuotën 47 duke shkuar drejt fundit të një sezoni ku ka realizuar me sukses objektivin e qëndrimit në La Liga.

Ky është sezoni më i mirë i 3 viteve të fundit për sulmuesin e Kosovës që u transferua përfundimisht nga Lazio te Mallorca një vit më parë.

EMISIONET