UEFA Champions League, Napoli sfidon legjendën, Reali kërkon dominimin

UEFA Champions League, Napoli sfidon legjendën, Reali kërkon dominimin

Tani nuk ka më kohë për llogari, UEFA Champions League hyn në fazën e saj më të nxehtë duke filluar që nga kjo e martë me dy ndeshjet e para çerekfinale të kthimit ku do të caktohen po kaq skuadra gjysmëfinaliste për edicionin 2022-2023.

Vëmendja më e madhe është përqëndruar në Napoli ku skuadra e Luciano Spalletit do të kërkojë të kthejë disavantazhin minimal të Milanos ku ekipi i Piloti i bëri një surprizë të hidhur. 90 apo 120 minuta vendimtare për 7 herë kampionët e Europës dhe kryesuesit e Serie A që për këtë sfidë kanë të gatshëm edhe bomberin Victor Osimhen, mungesa më e madhe e ndeshjes së parë.

Po sonte në orën 21:00, Real Madrid ka një mision disi më të lehtë në “Stamford Bridge” pas fitores 2-0 një javë më parë në Spanjë ndaj Chelseat. Kamionët e Europës në formë të shkëlqyer në Europë do të rreshtohen përballë ekipit të Frenk Lampard në krizë të plotë rezultatesh.

 Trajneri i përkohshëm numëron vetëm 3 ndeshje dhe po kaq humbje në stolin e bluve dhe largimi nga Europa do të shënonte edhe fundin e një sezoni të dështuar për Chelsean që ka shpenzuar rreth 600 milionë euro në merkaton e vitit të fundit.

EMISIONET