Stefano Pioli prezanton sfidën: Champions si Kulla Eiffel
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2023, 20:50

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka prëferuar të bëjë një parashikim për sfidën e së martës në "Maradona" ku skuadra kuqezi duhet që minimalisht të mbrojë avantazhin e suksesit të parë.
Në konferencën e shtypit, ai shkëput një fjali të veçantë për të përshkruar emocionet e një dueli të tillë dhe mundësisë për një rrugëtim hipotetik deri në finale.
"Champions League është si vizita në Kullën Eiffel. Kur shkon në katin e dytë, të duket gjithçka shumë bukur por dëshiron të shkosh më lart për të pasur një panoramë më të bukur".

