U rikthyen pas 52 vitesh, FIFA “g*det” shtetin e varfër: Ndryshoni fanellat, na kujtojnë Napoleonin!

U rikthyen pas 52 vitesh, FIFA “g*det” shtetin e varfër:

Me kërkesë të posaçme të FIFA-s, Kombëtarja e Haitit do të jetë e detyruar të ndryshojë fanellën e saj të përzgjedhur për Kampionatin Botëror.

Shkaku? Sipas qeverisë botërore të futbollit, versioni aktual përmban një mesazh të qartë politik. Lajmi është bërë i ditur nga kompania përgjegjëse për dizajnimin dhe prodhimin e uniformave, “Saeta”. Përmes një komunikate zyrtare, kompania njoftoi se do të bëhen disa modifikime në dizajnin e parë, pasi disa elemente vizuale mund të interpretoheshin si mesazhe me karakter politik, gjë që ndalohet rreptësisht nga rregulloret e FIFA-s.

Beteja që “tërboi” FIFA-n

E gjithë kjo prapaskenë dhe përplasje lindi për shkak të pranisë në fanellën origjinale të një ilustrimi të Betejës së Vertières. Kjo betejë, e zhvilluar dhe e fituar në vitin 1803 nga Haiti kundër forcave napoleonike, ishte përplasja vendimtare që i dha fund sundimit kolonial francez. Fitorja e forcave haitiane i hapi rrugën pavarësisë së vendit, e cila u shpall një vit më pas, në 1804. Ky moment mban një peshë të jashtëzakonshme historike:

Haiti u bë shteti i parë i pavarur në Karaibe.
Ishte vendi i premierë në të gjithë Amerikën që aboliu (zhduku) skllavërinë.
Mbetet i vetmi shtet në histori që lindi si pasojë e një revolucioni të suksesshëm të udhëhequr tërësisht nga skllevërit.
Censurë ndaj identitetit kombëtar?

Prodhuesi i fanellave nuk ka preferuar të zbulojë me saktësi se cilat ishin elementet specifike që nxitën reagimin e ashpër të FIFA-s apo detajet e ndryshimeve që do të bëhen në versionin final të uniformës. Sidoqoftë, mediat ndërkombëtare e shohin këtë si një goditje për Haipin. Përpjekjet e këtij kombi për të shprehur identitetin e vet kombëtar dhe shpirtin luftarak në skenën globale, pikërisht tani që rikthehen në një Kampionat Botëror pas plot 52 vitesh mungesë, u mposhtën nga burokracia dhe pretendimet e organizmit më të lartë të futbollit ndërkombëtar.

EMISIONET