U largua nga Egnatia, mbrojtësi i Kombëtares zyrtarizohet te klubi i Serisë B

U largua nga Egnatia, mbrojtësi i Kombëtares zyrtarizohet te klubi i

Me një njoftim zyrtar, skuadra e Serisë B, FC Südtirol "komunikon se ka siguruar të drejtat për shërbimet sportive të futbollistit Frédéric Shtjefan Veseli, i njohur më mirë si Freddie Veseli.

Mbrojtësi 32-vjeçar ka nënshkruar kontratë me klubin bardhekuq deri më 30 qershor 2026. Gjatë pjesës së parë të sezonit, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare ishte pjesë e Egnatias në Kategorinë Superiore, kur kushte fituar edhe vendin e titullarit.

U largua nga Egnatia, mbrojtësi i Kombëtares zyrtarizohet te klubi i

Freddie Veseli, i lindur më 20 nëntor 1992 në Renens, komunë zvicerane në kantonin Vaud, pjesë e aglomeratit urban të Lozanës, është një futbollist zvicerano-shqiptar, 183 cm i gjatë dhe 78 kg, mbrojtës qendror, por që mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë.

Ai është pjesë e kombëtares shqiptare me 44 ndeshje zyrtare, ndërsa në moshën e re ka përfaqësuar të gjitha kombëtaret e Zvicrës, nga U-17 deri te U21, duke grumbulluar 57 paraqitje.

EMISIONET