U fut në lojë dhe inicioi golin e fitores, Asllani: Jemi grup i bashkuar, Calhanoglu më ndihmon në çdo seancë

U fut në lojë dhe inicioi golin e fitores, Asllani: Jemi grup i

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani bëri një paraqitje mjaft të mirë sot në fitoren e ekipit të tij Interit ndaj Romës me rezultatin 1-0.

Elbasanasi hyri në lojë në minutën e 76′ dhe më pas ndryshoi dhe rrjedha e ndeshjes, pasi nga këmbët e tij u iniciua goli i shënuar nga Thuram.

Mesfushori dha një top mjaft të bukur drejt krahut të majtë atje ku ishte Dimarco.

Ky i fundit asistoi për francezin që e pati mjaft të lehtë ta shtynte topin në rrjetë.

Pas takimit Asllani u shpreh i lumtur për fitoren e rëndësishme dhe 3 pikët ndaj Romës.

“Nuk është e lehtë të futesh në fushë kur kanë mbetur edhe pak minuta dhe rezultati është 0-0”, u shpreh ai.

“Për fat erdhi ai top i bukur për Dimarcon dhe më pas goli i Thuram. Ne e kishim lojën në kontroll që nga fillimi, thuajse nuk e humbëm kurrë topin, duhet të vazhdojmë kështu.

Si grup jemi gjithmonë bashkë, Calhanoglu më ndihmon në çdo seancë stërvitore. Duhet të vazhdojmë së bashku dhe objektivat me siguri që do të arrihen”, tha Kristjan Asllani.

EMISIONET