'Topi i Artë'/ Sky Sport Italia zbulon pozicionin e Lautaro Martinez në renditje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2024, 18:08

Sky Sport Italia parashikon se Lautaro Martinez do të jetë në pesë vendet e para në renditjen përfundimtare për “Topin e Artë”.
Sulmuesi i Interit ka kaluar një vit spektakolar me fanellën zikaltër, duke fituar kampionatin dhe duke u renditur si kryegolashënues në Itali.
Gazetari Matteo Barzaghi pretendon se ka informacione për votat e depozituara në zyrat e "France Football".
Sipas tij, argjentinasi ka fituar vendin e pestë.
Sipas të gjitha gjasave, fituesi do të jetë Vinicius, ndjekur nga Rodri dhe Dani Carvajal.

