Thatësirë në Katalonjë, lojtarët e Barcelonës nuk mund të bëjnë dush

Thatësira ka prekur Spanjën, mund të ketë ndikim edhe në botën e futbollit te skuadra e Barcelonës. Sipas parashikimeve të motit, nuk pritet të ketë reshje shiu në rajon në javët e ardhshme.
Për këtë arsye, qeveria lokale e këtij rajoni po merr masa për të kursyer ujin përballë mungesës së tij. Një nga masat që po mendohet prek dhe skuadrën e Barcelonës dhe parashikon që futbollistët blaugrana të mos bëjnë dush në qendrat sportive.
Kjo vlen edhe për skuadra të tjera të këtij rajoni, si Espanyoli apo dhe kryesuesja e kampionatit spanjoll, Girona, lojtarët e të cilëve nuk do të mund të bëjnë dush pas ndeshjeve. Pak para hedhjes së kësaj teze, Barcelona dhe Girona nënshkruan një angazhim për të përballuar thatësirën.


