Tashmë është zyrtare, 21-vjeçari shqiptar lojtari i ri i Napolit

Luis Hasa (21 vjeç) është tashmë lojtar i Napolit. Mesfushori ofensiv shqiptar, ish-lojtar i Juventusit dhe i rritur në akademinë e klubit bardhezi, largohet nga Lecce dhe i bashkohet ekipit të Napolit.
Ja se çfarë shkruan Napoli në kanalet e tij të komunikimit lidhur me blerjen e Hasës: "SSC Napoli njofton se ka fituar përfundimisht shërbimet sportive të lojtarit Luis Hasa nga U.S. Lecce".
Kështu shkruan Lecce, klubi i cili kishte në pronësi lojtarin: "U.S. Lecce njofton se ka transferuar, përfundimisht, të drejtën e shërbimeve sportive të lojtarit Luis Hasa te SSC Napoli".

