Mbahet sot protesta e 43-të kundër projektit të Zvërnecit, por shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

Mbahet sot protesta e 43-të kundër projektit të Zvërnecit,

Sot është dita e 43-të e protestave qytetare. Edhe këtë të diel grumbullimi i protestuesve do të nisë nga sheshi Skënderbej dhe më pas do të marshohet drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Protestat qytetare janë karakterizuar nga masiviteti, energjia dhe vendosmëria për ta mbajtur të gjallë kauzën pavarësisht se ka kaluar mbi 1 muaj që qytetarët mbushin rrugët çdo ditë.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje si “Ju erdhi fundi”, “Revolucion”, “Nesër më shumë”, “Arrestoni Ramën”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.

Edhe Diaspora nuk tërhiqet nga protesta! 

Mbahet sot protesta e 43-të kundër projektit të Zvërnecit,

Dhjetëra shqiptarë nga shtetet Michigan, Pennsylvania, Massachusetts (Boston), Connecticut, New Jersey, New York Virginia Washington D.C dhe shumë shtete të tjera u mblodhën sot përpara Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të ditës së 43-të  të protestave paqësore në Shqipëri.

Diaspora shqiptaro-amerikane qëndron në solidaritet me qytetarët e Shqipërisë, të cilët vazhdojnë të kërkojnë:

Mbahet sot protesta e 43-të kundër projektit të Zvërnecit,

• Shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura (Ligji nr. 21/2024).

• Shfuqizimin e kuadrit ligjor për Investimet Strategjike, si dhe të legjislacionit tjetër që prek zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.

• Vendosjen në Kushtetutë të kufizimit në dy mandate për postin e Kryeministrit.

• Reformë zgjedhore, më shumë transparencë në financimin e partive politike dhe një Kushtetutë të re të miratuar me referendum.

• Dorëheqjen e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie kalimtare jopartiake për të mbikëqyrur reformat demokratike.

Ajo që ra në sy ishte pjesëmarrja e madhe e të rinjve dhe të rejave, të cilët kërkonin me vendosmëri dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta në duar dhe thirrjen "Rama Ik", ata iu bashkuan protestës, duke shprehur mbështetjen e tyre për kërkesat e qytetarëve në Shqipëri.

 

EMISIONET