BOTËRORI 2026 BASHKON MJESHTRAT/ Lionel Messi i dhuron Roberto Baggio-s fanellën ikonike: Të dua, miku im!

BOTËRORI 2026 BASHKON MJESHTRAT/ Lionel Messi i dhuron Roberto Baggio-s

Lionel Messi ka bërë një gjest të veçantë ndaj legjendës së futbollit italian, Roberto Baggio, duke i dhuruar fanellën me numrin 10 të Argjentinës, të përdorur në ndeshjen e fituar ndaj Zvicrës.

Takimi mes dy ikonave të futbollit u shoqërua me një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, ku Messi i dorëzon personalisht fanellën ish-fituesit të “Topit të Artë”.

Baggio, i njohur në Itali me nofkën ”Il Divin Codino” (”Bishtaleci hyjnor”), e falënderoi yllin argjentinas me një mesazh plot vlerësim.

“Faleminderit, Leo, për dhuratën tënde të çmuar dhe për afeksionin. Të dua, miku im”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Gjesti u përshëndet gjerësisht nga tifozët si një shenjë respekti mes dy prej futbollistëve më të mëdhenj të brezave të ndryshëm.

Fanella me numrin 10, simbol i magjisë dhe lidershipit në futbollin argjentinas, përfaqëson një dhuratë me vlerë të veçantë për Baggion, i cili ka qenë një nga idhujt e futbollit botëror në vitet 1990.

EMISIONET