ALARM në Paris/ Evakuohen rreth 300 persona pas alarmit për një automjet të dyshimtë pranë një sinagoge hebreje

ALARM në Paris/ Evakuohen rreth 300 persona pas alarmit për një

Autoritetet franceze evakuuan rreth 300 persona në periferi të Parisit, pas zbulimit të një automjeti të dyshimtë pranë një sinagoge në komunën Sarcelles, një zonë e njohur për komunitetin e saj të madh hebre.

Lajmin e konfirmoi ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, i cili deklaroi për televizionin BFM se incidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës.

Sipas tij, evakuimi u krye si masë parandaluese, ndërsa forcat e sigurisë ndërhynë menjëherë për të verifikuar automjetin e dyshimtë.

Ministri bëri të ditur se gjatë kontrollit në automjet u gjet një armë ushtarake, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Deri më tani, motivi i incidentit mbetet i paqartë dhe identiteti i personit të dyshuar nuk është bërë publik.

EMISIONET