Luçiano Boçi prezanton projektin ekonomik: Investojmë në turizëm
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”në Elbasan, Luçiano Boçi, ka prezantuar planin e tij ekonomik. Ai theksoi se investimet në turizmin e qytetit dhe bujqësi janë domosdoshmëri ndaj edhe programi i tij orientohet në këtë drejtim.
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, prezantoi programin ekonomik.
Turizmi është sektori në të cilin ai synon të shumëfishojë të ardhurat.
Më shumë ndërrmarrje ekonomike dhe tregje për qytetarët.
"T’i kthejnë qytetarët në pronarë të ndërmarrjeve ekonomike në Elbasan. Do të ndërtojmë parkun e energjisë diellore, shtëpitë e pritjes së të moshuarve, etj. Synojmë të krijojmë 15 tregje të reja në qytet dhe në njësitë administrative".
"Qyteti i Filmit" dhe Teknopolis, një park teknologjie që do të strehojë 100-150 kompani janë premtimet që Boçi nënvizon se do t’ju plotësojë qytetarëve.
"Elbasani ka nevojë për një qytet filmi, duket si një ëndërr e parealizueshme, por mund të realizohet dhe të ofrojë zbavitje për qytetarët e Elbasanit. Parqe të tillë janë ndërtuar edhe me iniciativë private, i gjejmë në territore të tjera të Shqipërisë. E njëjta logjikë është ndjekur në Romë".
Luçiano Boçi kandidon për bashkinë e Elbasanit pasi la mandatin e deputetit.