Silvinjo i ftuar special në leksionin e hapur të kursit për trajnerë “UEFA Pro”

Silvinjo i ftuar special në leksionin e hapur të kursit për

Kursi për licencën e trajnerit UEFA Pro që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur prej disa javësh dhe në të marrin pjesë edhe emra të njohur të futbollit.

Ky kurs udhëhiqet nga specialistët e Sektorit të Edukimit në FSHF dhe bëhet fjalë për licencën më të rëndësishme për një trajner futbollit.

Të mërkurën e ardhshme i ftuar special i Federatës Shqiptare të Futbollit në një leksion të hapur të kursit me temën “Roli i trajnerit” do të jetë trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior, i cili do të diskutojë me të gjithë kursantët e këtij edicioni eksperiencën e tij si trajner.

Tekniku Silvinjo do të flasë për gjithçka ka të bëjë me punën e një trajneri dhe sigurisht do të japë këshillat e tij për trajnerët e rinj. Leksioni do të zhvillohet më datën 13 dhjetor 2023, ora 11:00, në sallën e konferencave të “Shtëpisë së Futbollit”.

EMISIONET