“Shpartallojmë” Çekinë dhe jemi gati për Europianin, Tafaj: Nuk jemi në ëndërr, sukses i padiskutueshëm i kombëtares dhe teknikut Silvinho

Kombëtarja shqiptare ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Republikës Çeke mbrëmjen e djeshme.

Kuqezinjtë fituan 3-0 ndaj kombëtares boheme duke hedhur një hap të sigurtë për praninë tonë në Euro 2024 në Gjermani.

Alban Tafaj, ish-futbollisti i njohur i Tiranës, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës” u shpreh se kjo fitore na çon në kuotën e 13 pikëve duke mbajtur vendin në parë në grup, kur kemi ende dhe 2 ndeshje eleminatore për të luajtur.

“Nuk jemi në ëndërr, por në realitet. Do të na mjaftojë vetëm 1 pikë takimin e ardhshëm dhe jemi në Gjermani për Evropian.

Rezultatet dhe sukseset nuk vijnë nga rastësia. Është bërë një punë e jashtëzakonshme nga stafi, dhe të qenurit me kohë të plotë në Shqipëri, siç ka bërë trajneri Silvinho, sjell dhe këto rezultate ku jemi kokë grupi dhe besoj se do të mbetemi të tillë deri në fund”, u shpreh ndër të tjera, ish-futbollisti Alban Tafaj.  

anila zyberaj alban tafaj

EMISIONET