Shqiptarët të bashkuar, por jo politika, Ndoka: Edi Rama një jeniçer i Vuçiçit ndaj Albin Kurtit

Duket se as Kombëtarja nuk i bëri dot bashkë Albin Kurtin dhe Edi Ramës. Dy liderët e kanë ndjekur nga afër ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, në stadiumin “Air Albania”, në zonën VIP, por në tribuna të ndara.

Për kreun e demokristianëve, Nard Ndoka kjo është një ngjarje e rëndë, ku u tregua qartë që kemi të bëjmë me dy personazhe nuk flasin me njëri-tjetrin, nuk e duan njëri-tjetrin, por harrojnë që kjo ka kosto të madhe tek shqiptarët.

Dhe kjo, thotë Ndoka ndodh për faj të Edi Ramës që ndryshe nga Kurti, është një lider i korruptuar dhe aventurier.

“Ky është një problem madhor që na shqetëson të gjithëve për fatin e keq, që politika për gjëra të rëndësishme kombëtare ka divergjenca dhe përplasja, dhe akoma më rëndë kur bëhet fjalë për mosmarrëveshje, shigjetime apo etiketime, siç ishte rasti i djeshëm i kryeministrit Edi Rama në Kuvend ditën e djeshme.

Dhe kjo demonstrohet në rastin e mbrëmshëm në stadium, duke e demonstruar që janë dy personazhe që nuk flasin me njëri-tjetrin, nuk e duan njëri-tjetrin, por harrojnë që kjo ka kosto të madhe tek shqiptarët.

Ardhja në stadium me djalin e Adem Jasharit ishte një mesazh që përcolli vetë Albin Kurti për paqe dhe vëllazëri, dhe se ne e kemi nevojën për mbështetjen tuaj, e gjen në fakt këtë mbështetje tek shqiptarët, por jo tek kryeministri Rama.

Kur e mendon kjo është një dramë kur e mendon që Albin Kurti e mbron territorin e Kosovës, ndërsa Edi Rama sillet si jeniçer i Vuçiçit, ashtu siç ishte deklarata e djeshme në Kuvend.

Albin Kurti dihet që është një lider nacionalist, i pakorruptueshëm, ndërsa Edi Rama përveç se është i korruptuar është edhe një lider aventurier”, u shpreh ndër të tjera politikani Nard Ndoka.

anila zyberaj nard ndoka edi rama albin kurti

EMISIONET