Shaqiri me zemër të madhe, sulmuesi gjilanas bën gjestin human

Shaqiri me zemër të madhe, sulmuesi gjilanas bën gjestin human

Nëse në Prishtinë kishte një idhull të padiskutueshëm gjatë ndeshjes Kosovë-Zvicër, ai ishte sulmuesi i lindur në Gjilan, Xherdan Shaqiri.

Lojtari shqiptar që momentalisht luan në MLS, bëri një gjest të madh në fund të ndeshjes, duke i dhuruar fanellën një tifozi me aftësi të kufizuara.

Shaqiri u duartrokit në fillimi të ndeshjes, por edhe në momentin e zëvendësimit të tij i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për ta duartrokitur gjilanasin i cili gjithmonë ka treguar dashurinë për Kosovën duke e përfaqësuar në mënyrën më të mirë të mundshme kudo që ka luajtur.

Personi që shfaqet në foto bashkë me 31-vjeçarin quhet Evi dhe ai është një i ri nga Gjilani i cili është tifoz i madh i Dritës dhe Kosovës.

 

 

 

EMISIONET