Serbia fut në “kasafortë” fitoren ndaj Andorrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2025, 23:05

Ndërsa Shqipëria barazoi 1-1 në transfertë përballë Letonisë, rivali direkt për vendin e dytë në grup, Serbia fitoi paster ndaj Andorrës.
Aleksandar Mitrovic është autori i tre golave i cili ka vendosur i vetëm këtë takim.
Sulmuesi shënoi 2 herë në pjesën e parë në minutat 12’ dhe 24’, ndërsa me fillimin e frakionit të dytë nga pika e bardhë e penalltisë kompletoi edhe tripletën.

