Rubin Hebaj shënon tre gola në suksesin e skuadrës së tij të re

Rubin Hebaj është kthyer protagonist në fushën e lojës, duke shënuar golat e parë në kampionatin e Uzbekistanit, ku u transferua pak muaj më parë.
Sulmuesi e bëri në mënyrën më të mirë punë e tij në ndeshjen që Andijan fitoi me shifrat 5-0 ndaj Metalurg Bekabad, pasi tundi tre herë rrjetën e portës kundërshtare.
Ai u tregua i aftë të përfitonte nga një pasiguri e portierit për të shënuar që në minutën e 2-të të ndeshjes, ndërsa në minutën e 9-të dyfishoi shifrat me një gjuajtje me kokë.
Goli i tij i tretë personal do të vinte në minutën e 82-të, kur shfrytëzoi kthimin nga shtylla të topit për ta çuar në rrjetë dhe vulosur rezultatin e përkohshëm 4-0 për ekipin e tij.
Një prezantim mëse i mirë për sulmuesin i cili nuk kishte shënuar në tre ndeshjet e mëparshme ku kishte luajtur në Uzbekistan.
Por këto gola do ia bëjnë më të thjeshtë vijimin e sezonit që është ende në javët e para në kampionatin e vendit aziatik.


