Zjarr në një avion menjëherë pas ngritjes- VIDEO

Zjarr në një avion menjëherë pas ngritjes- VIDEO

Një alarm është dhënë në Katmandu pas raportimeve për një zjarr në një avion disa minuta pas nisjes nga aeroporti në kryeqytetin e Nepalit.

Avioni i përket kompanisë me kosto të ulët Fly Dubai dhe u ngrit nga aeroporti i kryeqytetit të Nepalit.

Megjithëse ANI fillimisht raportoi se avioni do të kthehej në Katmandu për një ulje emergjente, ministri i turizmit i Nepalit njoftoi se alarmi kishte përfunduar dhe avioni po vazhdonte udhëtimin e tij për në Dubai.

Sipas raportimeve të mediave në Nepal, pasagjerët në fluturimin FZ 576 të Fly Dubai janë 162.

Në internet po qarkullojnë video që tregojnë momentin ku avioni merr flakë ndërsa ishte në ajër në një fluturim nate.

zjarr ne avion nepal

EMISIONET