REKORD “I KUQ” NË BOTËRORIN 2026! Ja 94 futbollistët që rrezikojnë pezullimin në ndeshjet me eliminim direkt për shkak të kartonëve

REKORD “I KUQ” NË BOTËRORIN 2026! Ja 94 futbollistët

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës së grupeve janë dhënë plot 8 kartonë të kuq, një rekord historik për këtë fazë të turneut.

Mes rasteve më të komentuara është edhe përjashtimi i Almirónit, i cili u bë futbollisti i parë në histori që ndëshkohet me karton të kuq për shkak se mbuloi gojën me dorë teksa iu drejtua një kundërshtari.

Ky veprim bie ndesh me një nga rregullat e reja të vendosura nga IFAB dhe FIFA, të cilat po zbatohen për herë të parë në këtë Botëror. Sipas rregullores disiplinore të Kupës së Botës 2026, një futbollist që grumbullon dy kartonë të verdhë humbet automatikisht ndeshjen pasardhëse.

Në një turne relativisht të shkurtër, ku skuadrat mund të zhvillojnë maksimumi tetë ndeshje deri në finale, mungesa në një takim konsiderohet një humbje e rëndësishme. Për këtë arsye, lojtarët po tregohen më të kujdesshëm si në protestat ndaj arbitrave, ashtu edhe në ndërhyrjet ndaj kundërshtarëve.

Përpara nisjes së fazës së 1/16-ve të finales, plot 94 futbollistë ndodhen nën kërcënimin e pezullimit. Nëse ndonjëri prej tyre ndëshkohet me karton në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, do të humbasë automatikisht sfidën e parë të fazës eliminatore, një goditje e madhe për ekipet që synojnë të avancojnë në turne.

Numri i lartë i kartonëve dhe rregullat e reja disiplinore po ndikojnë ndjeshëm në mënyrën se si skuadrat po i qasen ndeshjeve, duke e bërë disiplinën një faktor po aq të rëndësishëm sa performanca në fushë.

LOJTARËT E PARALAJMËRUAR:

Spanjë: Pedri

Egjipt: Fatouh, Attia, Lashin

Kanada: Alistair Johnston, De Fougerolles, Cornelius

Marok: Diop

Afrika e Jugut: Sibisi, Mbatha

Bregu i Fildishtë: Kessié, Guela Doué, Seko Fofana

Gana: Yirenkyi, Iñaki Williams

Kepi i Gjelbër: Kastaneer, Juninho Bacuna, Gaari, Leandro Bacuna, Comenencia, Borges

Bosnja-Hercegovina: Lukiç, Demirovic, Katiç, Dediç, Dzeko

Kroacia: Petar Suçiç

Skoci: Andy Robertson, Curtis, Hickey, Mclean

Austri: Posch, Laimer, Sabitzer

Holandë: Summerville, Depay, Van de Ven

Portugali: Bernardo Silva, Renato Veiga, Tomás Araújo, Semedo

Anglia: Declan Rice

Belgjikë: Lukaku, Castagne, De Cuyper

Australi: Souttar, Circati, Italiano, Bos

Suedi: Gudmundsson, Ayari, Bergvall

Zelanda e Re: Singh, Mçoëatt

Zvicër: Zakaria, Elvedi

R. Çeke: Krejci

Arabia Saudite: Kanno, Al Amri, Salem Al Daësari

Koreja e Jugut: Kang In-Lee, Gihyuk Lee, Seungho Paik

Algjeri: Zerrouki

Katar: Gaber, Abunada, Fathy

Irani: Hajisafi, Ezatolahi

Uzbekistan: Khusanov

RD Kongo: Pickel, Mbemba

Brazil: Douglas Santos, Roger Ibáñez, Casemiro

Argjentinë: Medina, Paredes

Kolumbi: Lerma, Lucumí, Mójica

Ekuador: Alcívar, Porozo

Paraguaj: Galarza, Diego Gómez, Arce, Cáceres, Júnior Alonso

SHBA: Chris Richards, Tyler Adams, Balogun, Antonee Robinson

Meksikë: Brian Gutierrez

Uruguai: Bentancur, Mathias Olivera

EMISIONET