Kim Kardashian gjen lumturinë në krahët e Lewis Hamilton, miqtë: Duken sikur janë bashkë prej vitesh!

Kim Kardashian gjen lumturinë në krahët e Lewis Hamilton,

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton po vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, ndërsa burime pranë çiftit thonë se marrëdhënia e tyre po shkon shumë mirë.

Sipas një burimi për People, çifti i përfolur që prej shkurtit konsiderohet nga miqtë si “shumë i qetë së bashku” dhe duket sikur “kanë qenë bashkë prej vitesh”.

“Gjithçka mes tyre është e lehtë dhe pa tension. Fakti që njiheshin më parë i ka ndihmuar, por ata përputhen shumë në ambicie dhe në mënyrën e jetesës,” tha burimi.

Lewis Hamilton, 41 vjeç, dhe Kim Kardashian nisën të përfliten për një romancë në fillim të vitit, pas disa daljeve publike së bashku. Në prill, ata u shfaqën edhe në rrjete sociale duke konfirmuar indirekt afërsinë e tyre.

Sipas burimeve, piloti i Formula 1 është shumë i afeksionuar ndaj Kim-it dhe shpesh e komplimenton atë, ndërsa miqtë e çiftit besojnë se kjo marrëdhënie është pikërisht ajo që ajo kishte nevojë.

Hamilton gjithashtu ka folur më herët për mbështetjen që merr nga Kim, duke e quajtur praninë e saj në jetën e tij “shumë të rëndësishme”.

Një burim tjetër shton se Kim është shumë e kujdesshme me jetën e saj familjare dhe fakti që Hamilton ka kaluar kohë me fëmijët e saj tregon nivelin e lartë të besimit në këtë marrëdhënie.

Kim Kardashian është nënë e katër fëmijëve nga martesa e saj e mëparshme me Kanye West.

EMISIONET