Reali i plotëson dëshirat Mourinhos! Transferon Konate nga Liverpool me parametra zero, synon Enzo Fernandez

Reali i plotëson dëshirat Mourinhos! Transferon Konate nga Liverpool

Real Madrid ka bërë një tjetër lëvizje të rëndësishme në merkato, duke zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit francez Ibrahim Konate nga Liverpool. Lojtari 27-vjeçar ka firmosur një kontratë afatgjatë deri në qershor të vitit 2030 dhe shihet si një nga përforcimet kryesore të projektit të ri në “Santiago Bernabeu”.

Konatevjen në Madrid pas disa sezonesh shumë të mira në Premier League. Ai ishte një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së Liverpool-it dhe tani pritet të sjellë stabilitet në prapavijën e Real Madrid.

Transferimi i Konate vjen si pjesë e rindërtimit të skuadrës së Real Madrid, që po synon të forcojë mbrojtjen me emra të mëdhenj për sezonet e ardhshme.

Në Madrid, Konaté duhet të konkurrojë për vend titullari me lojtarë si Militao dhe Rudiger. Mbrojtësi ishte një dëshirë e Murinjos dhe Perez e ka përmbyshur atë.

Menjëher pas zyrtarizimit të Murinjos, Real Madrid ka afruar 3 lojtarë, të cilët Murinjo i donte në skuadër. 2 prej tyre arriti ti marrë me parametra zero.

Si Konate ashtu dhe Bernardo Silva u transferuan te reali falas, pasi kontrata me ekipet e tyre kishte përfunduar. KLUBI madrilen paguajti 55 milionë euro për mbrojtësin Kukurela që e mori nga chelsi. Ndërkaq, Reali nuk ka në plan të ndalet në merkato me aq.

Dëshira e los blankos është Julian Alvarez për të cilin bëri një ofertë prej 150 milionë eurosh, por që u refuzua nga atletiko. Megjithatë, Murinjo po sheh mundësi të tjera dhe ENzo Fernandez te Chelsi është një opsion i arritshëm. Dëshira e argjentinasit është të transferohet në Madrid dhe pengesa e vetme është marrëveshja me Chelsin.

Reali i plotëson dëshirat Mourinhos! Transferon Konate nga Liverpool

EMISIONET