Parma zyrtarizon trajnerin e ri, ish-lojtari i Interit merr drejtimin deri në vitin 2026

Parma zyrtarizon trajnerin e ri, ish-lojtari i Interit merr drejtimin deri

Pasi ndërpreu bashkëpunimin me Pecchian, Parma nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur menjëherë pasuesin. Klubi i Serie A ka gjetur gjuhën e përbashkët me Christian Chivu, teksa zyrtarizimi erdhi këtë te martë.

“Chivu, së bashku me stafin e tij të përbërë nga Antonio Gagliardi (asistent trajner), Angelo Palombo (bashkëpunëtor teknik) dhe Nicola Pavarini (trajneri i portierëve), do të drejtojnë ekipin në stërvitjen e planifikuar për këtë pasdite në Qendrën Stërvitore”– shkruan Parma.

Chivu do të debutojë në pankinën e Parmës, në ndeshjen e radhës, atë ndaj Bolognas.

EMISIONET