Orges Shehi nuk shqetësohet nga mungesat dhe në derbi kërkon maksimumin e pikëve (VIDEO)
Trajneri i Tiranës, Orges Shehi foli në prag të ndeshjes derbi me Partizanin, duke mos pranuar alibi nga skuadra për mungesat. Tekniku bardheblu u ndal fillimisht te kjo temë por më pas foli edhe për sfidën dhe ndeshjet deri në fund të sezonit.
“Mungesat janë të rëndësishme por të gjithë janë pjesë e skuadrës tonë. Këto janë gjëra që ndodhin dhe ne nuk duhet të qajmë për këtë. Përballje të tilla kanë specifikën e vet.
Pas kësaj kemi edhe tre ndeshje të tjera po kaq të rëndësishme. Jemi të kënaqur që jemi në këtë moment në këto pozita. Janë shumë pak ditë dhe këto ditë duhet të na japin frytet e punës që kemi bërë.
Duhet të bëjmë më të mirën tonë por duam të kemi edhe pak fat për të marrë maksimumin. Unë do të fIrmosja që lojtarët e mi të japin më të mirën në fushë dhe pavarësisht mungesave dua të shikoj një skuadër me kurajo dhe karakter”.