''Në gjysëmfinale do ishte më mirë me Korçën'', Miloti: Partizani-Vllaznia, do ishte finalja e duhur
Ish futbollisti Auron Miloti i pranishëm në stadiumin ‘’Air Albania’’ për të ndjekur ndeshjen mes Egnatias dhe Vllaznisë ku fituesi i çiftit do përballet me Partizanin në finalen e madhe për titullin, u prononcua për Ora News.
Miloti u shpreh se Partizani-Vllaznia do ishte finalja e duhur.
‘’Është një ndeshje ku dy skuadrat luajnë me shumë emocione.
Rrogozhina pati një fillim të mirë por pastaj me minutat që u luajtën, Vllaznia erdhi tek ndeshja atëherë filloi Vllaznia të luante.
Vllaznia duhet të luajë vetëm në sulm.
Unë jam tifoz i Vllaznisë.
Shpresoj dhe i uroj Vllaznisë.
Në gjysëm finale ishte më mirë me Korçën.
Partizani-Vllaznia, ajo do të ishte finalja e duhur'', u shpreh Miloti.

