Në dyshim deri në momentet e fundit për EURO 2024, mbrojtësi kuqezi: Krenaria që ndjej tani është e vështirë të shpjegohet

Në dyshim deri në momentet e fundit për EURO 2024, mbrojtësi

Marash Kumbulla ka qenë në luftë me kohën për t’u bërë gati për Euro 2024.

Mbrojtësi pësoi një dëmtim të rëndë vitin e kaluar dhe qëndroi për rreth 10 muaj jashtë fushave të lojës, duke filluar të luante rregullisht vetëm në javët e fundit të Serisë A.

Por trajneri Silvinjo vendosi në fund të grumbullonte lojtarin dhe ai ka shprehur gjithë lumturinë e tij me një postim në rrjete sociale.

Postimi i Kumbullës:

Krenaria që ndiej tani është e vështirë të shpjegohet.

Të luaj në këtë kompeticion duke përfaqësuar vendin tim është një ëndërr dhe më në fund do ta bëj realitet!

Do të jetë një turne shumë i vështirë, por jam i sigurt se si skuadër do të japim gjithmonë maksimumin për t'i bërë njerëzit tanë të gëzohen dhe t'ju bëjnë krenarë! Forca Shqipëri! ????????????????

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

EMISIONET