U la jashtë listës së Shqipërisë për Europianin, Granada në mbështetje të Uzunit: Gjithmonë me ty
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2024, 18:10

Myrto Uzuni mbeti jashtë listës së Euro 2024.
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho publikoi sot të grumbulluarit për Europianit, ku ra në sy mungesa e sulmuesit kuqezi.
Në mbështetje të futbollistit ka dalë klubi i Granadës, që ka bërë një postim në rrjetet sociale. “Gjithmonë me ty, Myrto”, – shkruan Granada.
Uzuni realizoi 11 gola këtë sezon.

