NDESHJET SOT! Pretendentët zbarkojnë në fushë! Portugalia e Ronaldos sfidohet nga Kongo, “3 Luanët” përballë Kroacisë
Botërori 2026 vijon me përballje të forta që në ditët e para, teksa Portugalia dhe Anglia zbresin në fushë me ambicie të mëdha. Cristiano Ronaldo pritet të udhëheqë luzitanët ndaj Republikës Demokratike të Kongos, ndërsa “Tre Luanët” përballen me një Kroaci që historikisht u ka hapur probleme.

Sonte Portugalia nis rrugëtimin e saj në Botërorin 2026 përballë Republikës Demokratike të Kongos.
Portugalia vjen në këtë sfidë si një nga ekipet favorite të grupit, me një brez të artë lojtarësh të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo i mbështetur nga emra si Bruno Fernandes, Bernardo Silva dhe Vitinha. Ekipi i Roberto Martínez synon një fillim të mbarë për të konfirmuar ambiciet për titull.
Nga ana tjetër, Kongo rikthehet në skenën më të madhe të futbollit botëror pas më shumë se pesë dekadash mungesë, që nga viti 1974. Ndeshja luhet sot në orën 19:00.
3 orë më pas do të jetë radha e një tjetër pretendenteje për të luajtur. Anglia do të ndeshet me Kroacinë.
3 luanët hynë në Botëror si një nga favoritët të turneut, me një gjeneratë të re plot talent. Anglezet kërkojnë të nisin turneun me fitore, po përballë kanë një Kroaci, e cila 8 vite më parë i elimonoi anglezët në gjysmëfinale. Nga skuadrat e 2018 kanë mbetur pak futbollistë, por spektakli pritet të jetë i njëjtë.
Anglia ka avantazhin e përgjithshëm në takimet e fundit, me pesë fitore ndaj tre të Kroacisë dhe një barazimi. Tre Luanët janë të pamposhtur në tre përballjet e fundit direkte. Të dyja ekipet kanë shënuar në pesë nga shtatë takimet e fundit.


