Merr fund ankthi, Cavani rinovon edhe për një vit me Man. United

Merr fund ankthi, Cavani rinovon edhe për një vit me Man. United

Pas shumë javës bisedimesh dhe negociatash, Man. United ka përmbushur një nga objektivat më të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm, rinovimin me Edinson Cavanin.

Bomberi uruguaian ishte në ditët e fundit të kontratës me “djajtë e kuq” dhe kishte bërë gati planin për të luajtur në Argjentinë me ekipin e famshëm Boca Juniors ndërsa Solskjaer dhe drejtuesit duket se e kanë bindur që ai të ndryshojë mendje. Sulmuesi 34-vjeçar është një nga lojtarët më të rëndësishëm këtë sezon bashkë me Bruno Fernandes ku shënoi gola shumë me vlerë për skuadrën sidomos në Europa League dhe për ekipin ishte vitale që një lojtar i tillë të qëndronte.

Më herët i ati i Cavanit kishte paralajmëruar largimin e lojtarit pasi ai donte ta mbylle me futbollin europian për të luajtur me një ekip pranë familjes dhe Boca Juniors ishte zgjedhja ideale.

Padyshim që oferta ekonomike dhe planet për të luajtur përpara tifozëve në “Old Trafford” për sezonin e ardhshëm janë arma kryesore ku lojtari është bindur pa llogaritur se ai është zgjedhja e parë për Solskjaer në sulm.

EMISIONET