ÇMENDURI NË “ALLIANZ ARENA”/ 5 gola në 45 minuta! Reali po luan gjithçka për gjithçka (VIDEO)

Reali e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën e kthimit në Mynih ndaj Bayernit. Në sekondën e 34, Neuer gabon rëndë duke i dhuruar një top Guler, i cili godet saktë me të majtën për ta dërguar në rrjetë.
Gëzimi i madrilenëve zgjati pak, pasi në minutën e 6-të, vendasit barazojnë shifrat me Pavloviv, i cili e dërgon topin në rrjetë me kokë.
Arda Guler duket se po kalon një nga mbrëmjet më të mira për të. Në minutën e 29-të, ylli turk i Realit ka shënuar një super gol nga goditja e dënimit duke e dërguar sferën në rrjetë.
Asnjë shans reagimi për portierin Neuer, i cili përfundoi në rrjetë së bashku me topin. Rezultati i përgjithshëm shkon në 3-3 (1-2 sfida e parë).
Dhe sërish gëzimi i madrilenëve zgjati pak, pasi do të Harry Kane që do të barazonte shifrat
Dhe pas kësaj në minutën e 40 do të ishte Kylian Mbappe do të shënonte golin e tretë për miqtë nga Madridi.

